00:01 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Borë në Florida pas 29 vitesh

Banorët e veriut të Floridës nuk kishin parë kurrë dëborë që prej tre dekadash, derisa vala e të ftohtit që goditi bregun lindor të SHBA-së i preku sot.

Shërbimi meteorologjik kombëtar amerikan paralajmëroi kundër një stuhie të ashpër dimërore që do shkaktonte reshje të dendura dëbore, nga pjesa jugore e Floridas deri në rajonin e New Egland në verilindje të vendit.

Një paralajmërim për stuhi është bërë për qytetin e Nju Jorkut ku priten tetë deri në 18 centimetra dëborë mbrëmjen e sotme.

“Tallahassee, kryeqytetii Floridas në veri të “Sunshine State” u zgjua sot me një shtresë dëbore prej 0,25 centimetrash, për herë të parë që prej 1989″, sipas Weather Channel.

Stuhia ka shkaktuar tashmë mbylljen e rrugëve në Florida dhe një juglindje të Xhorxhias, ku guvernatori, Nathan Deal ka shpallir gjendjen e urgjencën në zonën bregdetare.

Qyteti i Nju Jorkut po përjeton temperatura të ulëta rekord që prej Krishtlindjeve. Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në SHBA, si pasojë e motit të ftohtë.

 

Temat: