10:13 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / C E

Borë në Kosovë, a do të luhen ndeshjet e sotme në Superligë?

Sot janë planifikuar të zhvillohen tri ndeshje në kuadër të javës së 24-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Përkundër reshjeve të borës që kanë zbardhur Kosovën orët e fundit, ndeshjet do të luhen sipas planifikimit.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e FFK-së, Maki Bajrami.

Nëse gjendja e fushave do të përkeqësohet në orët e ardhshme Federata do të njoftoj për ndonjë ndryshim të mundshëm.

Nuk kanë qenë të rralla rastet kur për shkak të borës ndeshjet janë shtyrë.

Në javën e 24-të, Llapi e pret Drenicën, Prishtina Besën derisa në Mitrrovicë Trepça ’89 do të luaj me Feronikelin. /IndeksOnline/