75 Mall Live Search
23:43 / E Mërkurë, 01 Tetor 2025 / Z S

Borë në Pepaj të Rugovës

Bora e parë sezonale ka rënë sonte në Pepaj të Rugovës.

Ndërsa në shumicën e vendeve në Kosovë tashmë reshjet e shiut po vijojnë.Pamje teksa bie borë në Pepaj ka publikuar Meteo Ballkan.

Ndërsa, të enjten parashikohet mot i vranët dhe me reshje të dendura atmosferike.

Fillimisht reshjet do të jenë në formë shiu, ndërsa në zonat malore në formë bore.

Gjatë pasdites dhe mbrëmjes, reshjet gradualisht do të shndërrohen në shqotë dhe borë edhe në disa zona të ulëta, veçanërisht në Rrafshin e Kosovës.