Borelli, futet në takim me përfaqësues të partive parlamentare

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borell, sapo ka nisur takimin me partitë politike, parlamentare.

Lidhja Demokratike e Kosovës përfaqësohet nga kryetari i saj Isa Mustafa, Lëvizja Vetëvendosje nga Albin Kurti, Nisma Socialdemokrate nga Fatmir Limaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nga Besnik Tahiri dhe Lista Serbe nga Igor Simiq.

Këtë takim e ka bojkotuar Partia Demokratike e Kosovës. Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në një konferencë për media ka thënë se Borelli po e dëmton dialogun dhe formimin e Qeverisë./IndeksOnline/
