Borell: Kurti të vazhdoj procesin e dialogut, rruga e vetme e Kosovës drejt BE-së

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borell, në konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar edhe njëherë se dialogu me Serbinë është rruga e vetme e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, shkruan IndeksOnline.
Borell tha se për procesin e dialogut kanë punuar edhe me qeverinë e kaluar. Ai shtoi se Kurti duhet të familjarizohet me këtë dhe të vazhdoj procesin.
“Rruga evropiane e Kosovës shkon nëpërmjet dialogut, nuk ka rrugë tjetër, alternativë tjetër. Arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë është esenciale për të ecur drejt perspektivës evropiane, pa këtë rruga do të bllokohet. Për këtë e udhëzova z. Kurti që të angazhohet në mënyrë konstruktive në këtë, dhe ai e ka kuptuar personalisht”, tha ai./IndeksOnline/