Borell në New York, i njofton me ministrat e BE’së për takimin e fundit Kurti-Vuçiq
Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka mbërritur në New York, ku ka zhvilluar një takim jozyrtar me ministrat e jashtëm të BE-së.
Borrell ka zhvilluar pasur një adresim për shtyp, ku ka thënë se do t’i informojë ministrat për takimin e nivelit të lartë në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
”Unë do t’i informoj ministrat për takimin e fundit të nivelit të lartë të Dialogut mes Kosovën dhe Serbisë, për të shpjeguar se çfarë ka ndodhur dhe për të parë zhvillimet e ardhshme të Dialogut”, ka thënë Borrell, teksa ka folur edhe për çështje të tjera që nuk lidhen me dialogun Kosovë- Serbi.
Më 14 shtator takimi në Bruksel ka mbaruar pa rezultat. Pas atij takimi Borrell ka thënë se Kurti nuk e ka pranuar propozimin e BE-së.