Borell nesër takon ndaras Kurtin e Vuçiqin në Paris

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka njoftuar se nesër Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, do të takohet me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq në takime të ndara në Paris.
“Për t’i vazhduar përpjekjet e BE-së për t’i ndihmuar Kosovën dhe Serbinë që të depërshkallëzojnë, të zbusin tensionet aktuale dhe të avancojnë dialogun e lehtësuar nga BE, Josep Borrell do të takohet me Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiqin nesër në Paris në takime të ndara”, ka shkruar Stano në Twitter.