75 Mall Live Search
16:34 / E Martë, 09 Mars 2021 / OSH

Borell thotë se është koha të përmbyllet procesi i dialogut Prishtinë-Beograd

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka thënë se 10 vite më parë është mbajtur takimi i parë i Dialogut Beograd-Prishtinë, shkruan IndeksOnline.

Borell vlerësoi se pas një rrugë të gjatë duhet të përmbyllet ky proces.

“10 vjet më parë, takimi i parë i Dialogut Beograd-Prishtinë u zhvillua në Bruksel. Ne kemi bërë një rrugë të gjatë, është koha për të përmbyllur procesin. BE është duke punuar me palët në një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit që do të hapë rrugën për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Borrell.