75 Mall Live Search
13:33 / E Enjte, 15 Dhjetor 2022 / B O

Boris Becker lirohet burgu, dërgohet menjëherë në Gjermani

Ish-kampioni i botës në tenis, Boris Becker është liruar nga burgu.

Kampioni i trefishtë i Wimbledon, Boris Becker përfundoi në burg shtatë muaj më parë, pasi një gjykatë britanike e dënoi atë me dy vjet e gjysmë burg për fshehjen e aseteve me vlerë dy milionë paund pas shpalljes së falimentimit.

Mirëpo nga sot ai nuk është më ‘pas hekurave’.

Pasi u lirua me kusht, Becker u deportua menjëherë nga Britania e Madhe në Gjermani.

Me shumë gjasë, pjesë tjetër të burgut do ta kalojë në liri si i dënuar me kusht./Indeksonline/