75 Mall Live Search
11:17 / E Mërkurë, 29 Prill 2020 / indeksADMonline

Boris Johnson bëhet baba për herë të pestë

Kryeministrit Britanik, Boris Johnson dhe Carrie Symonds janë bërë prindër të një djali.

Zëdhënësi i çiftit tha se ata ishin të emocionuar për të njoftuar lindjen e djalit mëngjesin e sotëm, duke shtuar: ‘Të dy nëna dhe fëmija janë mirë’.

“Kryeministri dhe  Symonds janë të entuziazmuar të njoftojnë lindjen e një djali të shëndetshëm në një spital në Londër më herët këtë mëngjes”, tha zëdhënësi

Symonds është rikthyer duke jetuar me Johnson, pasi ajo më parë ishte izoluar në Camberwell, në Londrën e Jugut, me qenin e çiftit, pasi vuante nga simptomat e koronavirusit.

Çifti njoftoi në shkurt se ishin fejuar dhe po prisnin një fëmijë.

Johnson ka edhe katër fëmijë të tjerë me ish partneret tjera./Indeksonline/