75 Mall Live Search
09:27 / E Diele, 03 Maj 2020 / indeksADMonline

Boris Johnson flet për përvojën e kujdesit intenziv nga koronavirusi

Boris Johnson ka thënë se ishte “me fat” të linte kujdesin intenziv pas trajtimit për koronavirus.

Kryeministri i tha “Sun of Sunday” se “planet e paparashikuara” bën që të merrte “litra të tëra me oksigjen” që e ndihmuan për ta mbajtur atë gjallë, duket shtuar më tej se java që kaloi në Spitalin St Thomas në Londër e bëri të kuptoj se duhet të ndalojë këtë sëmundje që persona të tjerë mos të vuajnë dhe të kthejë Mbretërinë e Bashkuar “në këmbë” pas gjithë kësaj betejë të vështirë me pandeminë e koronavirusit, shkruan CNN.

Deri tani sipas World Meters Britania ka 182,260 të infektuar dhe 28,131 viktima.

Kujtojmë se po këtë javë e fejuara e Boris Johnson, Carrie Symonds, ka sjellë në jetë një djalë.

Lajmi është bërë i ditur nga Downing Street që pohon se vogëlushi erdhi në jetë në një spital të Londrës. Mamaja dhe fëmija gëzojnë shëndet të plotë.

Johnson u rikthye në punë këtë të hënë, një muaj pasi rezultoi pozitiv me Covid-19, infeksion i cili tha se i rrezikoi jetën, ai u diagnostikuar me koronavirus më 26 mars dhe 10 ditë më vonë u shtrua në spital nën kujdes intensiv.

“Ishte e vështirë të besosh që vetëm në pak ditë shëndeti im u përkeqësua në atë shkallë” shprehet ai.

“Mjekët kishin çdo lloj pajisje gati në rast se gjërat shkonin keq”.