Boris Johnson – kryeministër i ri i Britanisë së Madhe
Detyra ime është t’u shërbej njerëzve, deklaroi sot Boris Johnson pasi mori detyrën e kryeministrit të ri të Britanisë së Madhe.
Duke folur përpara rrugës Dauning, pasi pranoi thirrjen e mbretëreshës për të formuar një qeveri, Johnson tha se donte “ta ndryshonte vendin për të mirë”.
Ai tha se Britania do të largohet nga Bashkimi Evropian më 31 tetor “pa vonesa të mëtejshme”.
Johnson mori postin e kryeministrit pasi Theresa May ofroi dorëheqjen para Mbretëreshës Elisabeth sot më herët.
Takimi i Boris Johnson dhe Mbretëreshës Elizabeth II zgjati më shumë se gjysmë ore.
Në rrugën për në Pallatin Backingham, një kolonë e automjeteve në të cilat ndodhej Johnson, u bllokua nga një grup demonstruesish Greenpeace që krijuan një zinxhir njerëzor.