15:32 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / OSH

Boris Johnson, tregon se a do të përfundojnë kufizimet në Angli më 21 qershor

Kryeministri britanik Boris Johnsonka marrë pjesë në një klasë online gjatë një vizite që i kishte bërë shkollës  Sedgehill, në Londër.

Johnson tha të martën se është shumë optimist se të gjitha kufizimet e vendosura për COVID-19 në Angli mund të përfundojnë më 21 qershor.

Johnson u tha gazetarëve se asgjë nuk është e garantuar dhe qeveria e tij do të vazhdojë të ndjekë udhëzimet në secilën fazë. Sipas planit që ai zbuloi të hënën, disa biznese do të qëndrojnë të mbyllura deri në verë. Kryeministri britanik tha se kujdesi i shtuar ishte i nevojshëm për të siguruar që të mos kishte ndryshim në “rrugën me një drejtim drejt lirisë”, shkruan Zëri i Amerikës.

Po ashtu ai tha se do të shqyrtohet me kujdes dhe ideja e “certifikatave” të vaksinave. Atyre që janë vaksinuar plotësisht mund t’u jepet dokumentacioni dhe të lejohen të hyjnë në vendet e argëtimit, klubet e natës ose ngjarjet sportive