75 Mall Live Search
23:09 / E Shtunë, 26 Shkurt 2022 / SH F

Boris Jonhson lideri i momentit, i jep ndihmën e radhës Ukrainës

Boris Johnson pa dyshim që është lideri i momentit, në kohen kur po zhvillohet lufta në Ukrainë.

Ai ka treguar se Britania e Madhe ka dërguar ndihma ushtarake mbrojtëse në Ukrainë dhe i ka ofruar një paketë të plotë mbështetje NATO-s për të forcuar krahun lindor.

“Sonte takova personelin në RAF Brize Norton për t’i falënderuar për përpjekjet e tyre në koordinimin e reagimit të Britanisë së Madhe ndaj pushtimit të Ukrainës. Britania e Madhe ka dërguar ndihma ushtarake mbrojtëse në Ukrainë dhe i ka ofruar një paketë të plotë mbështetje NATO-s për të forcuar krahun lindor”.