75 Mall Live Search
16:30 / E Hënë, 15 Qershor 2020 / indeksADMonline

Borisov uron Hotin për marrjen e postit të kryeministrit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pranuar sot një urim nga homologu i tij bullgar Boiko Borisov me rastin e marrjes së detyrës së re në krye të Ekzekutivit vendor.

Në telegramin e urimit të kryeministrit Borisov thuhet se Bullgaria do të vazhdojë edhe në të ardhmen me mbështetjen e vazhdueshme për rrugëtimin euroatlantik të Republikës së Kosovës.

“Besoj që marrëdhëniet e mira në mes të dy shteteve tona do të vazhdojnë të zhvillohen edhe më tutje për aktivizimin dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Do të gëzohem nëse në të ardhmen e afërt do të kemi mundësi t’i diskutojmë këto perspektiva”, thuhet ndër tjera në telegramin e urimit.