75 Mall Live Search
13:28 / E Shtunë, 20 Korrik 2019 / indeksADMonline

Borovci zgjedhet kryetar i LDK-së në Degës së III-të në Prishtinë, Abrashi tërhiqet nga gara

Ndonëse procesi i brendshëm zgjedhor këtë vit në Lidhjen Demokratike të Kosovës shënoi një sërë incidentesh, të njohura ato për rrahje me karrige e sulme, sot përfundoi e qetë edhe zgjedhja e kryetarit të kësaj partie në Degën e tretë të Prishtinës.

Burime të Indeksonline mësojnë që Hazir Borovci është zgjedhur kryetar i i degës në fjalë, derisa Arban Abrashi është tërhekur në fund nga gara.

Ndryshe, kryesia e LDK-së pas skandalit në degën në fjalë, pati marr vendim që Borovci dhe Abrashi të tërhiqen nga gara për kryetar të Degës, me qëllim që t’i kthehet normaliteti procesit të zgjedhjeve brenda LDK-së./Indeksonline/