12:44 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019

Borrelli, bën thirrje për unitet më të madh brenda BE-së

Kreu i diplomacisë evropiane Josep Borrell u ka bërë sot thirrje vendeve anëtare të BE-së që të përmirësojnë unitetin dhe të zhvillojnë partneritete.

Ai, në mbledhjen e parë të Këshillit të BE-së që ai kryeson, deklaroi se në vend që të mbajë fjalime të gjata, ai ua shkroi një letër drejtuesve të diplomacisë dhe ministrave të mbrojtjes së vendeve anëtare të BE-së.

“Unë shpjegova qëllimet kryesore dhe metodologjinë e punës për të përmirësuar unitetin dhe zhvillimin e partneriteteve, sepse ne vetëm nuk mund të zgjidhim shumë probleme, nga ndryshimi i klimës deri te migrimi”, tha ai.

Josep Borrelli mori postin e ri të ministrit të Jashtëm të BE-së më 1 dhjetor, kur ai mori presidencën e Këshillit të BE nga Federica Mogherini, transmeton KosovaPressi.

Në takimin e tyre të parë të kryesuar nga Josep Borrelli, ministrat e jashtëm të BE diskutuan për situatën në Libi dhe Bolivi, marrëveshjen bërthamore me Iranin, marrëdhëniet BE-Afrikë dhe të drejtat e njeriut.