75 Mall Live Search
19:04 / E Diele, 28 Maj 2023 / AR

Borrell bisedë me Stoltenberg: Kosova të mos bëjë hapa të njëanshëm e destabilizues

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka folur me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në lidhje me zhvillimet në Veriun e Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Borell ka shkruar se është pajtuar me sekretarin e NATO-s që Kosova të de-përshkallëzojë situatën e të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm.

”Fola me Jens stoltenberg për situatën në veri të Kosovës. Ne pajtohemi që Prishtina duhet të de-përshkallëzojë dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm, destabilizues. Vlerësoni koordinimin e mirë të vazhdueshëm ndërmjet EULEX-it, NATO-s dhe KFOR-it në sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe të sigurt”, ka shkruar Borrell.