07:49 / E Martë, 30 Maj 2023 / AR

Borrell dënon dhunën në Zveçan: U kërkojmë autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve të depërshkallëzojnë situatën

Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dënon ashpër dhunën ndaj KFOR-it, civilëve, medias dhe policëve në Zveçan.

Ai u kërkon autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve që të depërshkallëzojnë situatën, raporton Indeksonline.

“BE dënon dhunën tronditëse të sotme në Zveçan në termat më të ashpër të mundshëm. Veprat e dhunshme të kryera ndaj trupave të NATO-s, KFOR-it, mediave, civilëve dhe policisë, janë absolutisht të papranueshme.

BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve që menjëherë dhe pa kushte të de-përshkallëzojnë situatën. Ne presim që palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të gjejnë menjëherë një zgjidhje politike përmes dialogut”.