75 Mall Live Search
16:34 / E Hënë, 21 Nëntor 2022 / AR

Borrell: Do t’i njoftoj vendet anëtarë të BE-së për mosrespektin që tregoi Kosova në dialog

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka mbajtur një konferencë për media pas takimeve që ka zhvilluar me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Borrell ka bërë të ditur se ua ka bërë palëve një propozim për ta shmangur përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës, por sipas tij, këtë propozim e ka refuzuar Kurti.

“Mungesa e marrëveshjes sot nënkupton që ne duhet t’i bëjmë konkluzionet se si këto negociata po zhvillohen”.“Ne do t’i informojmë vendet anëtar, kolegët dhe partnerët tanë rreth sjelljeve të palëve dhe mungesën e respektit të palëve dhe më duhet ta them këtë posaçërisht për Kosovën”.

“Unë e kuptoj se kjo përçon mesazh shume negativ politik”.