75 Mall Live Search
23:16 / E Martë, 30 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

Borrell: E mirëpres vendimin e NATO-s për 700 trupa shtesë në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të martën se organizata euroatlantike do të dërgojë edhe 700 trupa të tjerë në veri të Kosovës, për të ndihmuar në shuarjen e përleshjeve dhe uljen e tensioneve.

Ky vendim është mirëpritur nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.

“E mirëpres vendimin e sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg, për të dislokuar 700 trupa shtesë në Kosovë. Ne do të vazhdojmë koordinimin e ngushtë dhe bashkëpunimin me KFOR-in, përfshirë nëpërmjet misionit tonë EULLEX në Kosovë”, ka shkruar Borrell në Twitter.