Borrell: E njoftova Stoltenbergun për rezultatin zhgënjyes të takimit sot

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se e ka informuar Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, për siç tha ai, rezultatin zhgënjyes të takimit të sotëm mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq.
“Përshkallëzimi duhet të shmanget. BE dhe NATO mbeten të koordinuara, gjithashtu në terren”, ka shkruar Borrell në llogarinë e tij në Twitter
Tutje, ai tha se EULEX-i po monitoron situatën nga afër në veri të vendit.