75 Mall Live Search
22:31 / E Diele, 20 Nëntor 2022 / AR

Borrell flet për takimin e nesërm me Kurtin dhe Vuçiqin: Na duhet de-përshkallëzim

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se ka ftuar për takim urgjent kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Borrell thotë se duhet patjetër de-përshkallëzim të situatës dhe kthimi në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve.

“Ne kemi nevojë për de-përshkallëzimin e situatës, të ndalojmë së shkuari nga menaxhimi i përhershëm i krizës dhe në vend të kësaj të fillojmë të avancojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Mëngjesin e nesërm Kurti dhe Vuçiq do të jenë në Bruksel ku tema kryesore do të jenë targat.