75 Mall Live Search
14:38 / E Diele, 26 Shtator 2021 / LB

Borrell kërkon tërheqjen e menjëhershme të Njësisë Speciale dhe largim të bllokadave nga veriu

Përfaqësuesi i lartë i Bashkim Europian, Josep Borrell ka thënë se po vazhdoj të ndjek situatën në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se të dy shtetet Kosova dhe Serbia duhet të depërshkallëzojnë pa kushte situatën në terren duke tërhequr menjëherë njësitë speciale të Kosovës dhe bllokadat e krijuara nga serbët, shkruan “Indeksonline”.

“Çdo provokim i mëtejshëm ose veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara janë të papranueshme. Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë zgjidhje për të zbutur situatën dhe për të rënë dakord për rrugën përpara. BE do t’i mbështesë në mënyrë aktive këto përpjekje. Udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë janë plotësisht përgjegjës për çdo rrezik për sigurinë dhe mirëqenien e komuniteteve lokale si në Kosovë ashtu edhe në Serbi. E theksova këtë në thirrjet e mia me Presidentin Vuçiç dhe Kryeministrin Kurti këtë javë”, ka thënë ndër të tjera Borrell.

Poashtu ai ka thënë se dialogu i lehtësuar nga BE-ja vazhdon të jetë platforma e vetme për të adresuar dhe zgjidhur të gjitha çështjet e hapura midis Palëve, përfshirë ato që lidhen me lirinë e lëvizjes dhe targat, dhe ai i nxit fuqimisht Kosovën dhe Serbinë që ta përdorin atë.

“Të dy Kryenegociatorët që vijnë në Bruksel ditët në vijim është hapi i parë pozitiv. Është thelbësore që ata të vijnë me një mandat për të diskutuar rrugën përpara dhe për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme që janë në interes të qytetarëve. Ne e përsërisim që ne presim që Kosova dhe Serbia të kthehen në nxitjen e një mjedisi të favorshëm për pajtimin, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin në të mirë të qytetarëve të tyre. Kjo është thelbësore për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht detyruese për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, e cila është e nevojshme që të dy të përparojnë në rrugët e tyre përkatëse evropiane”, ka përfunduar Borrell.