75 Mall Live Search
19:19 / E Mërkurë, 26 Qershor 2024 / MSH

Borrell: Kurti i paraqiti tri kushte, në mesin e tyre edhe dorëzimin e Radojçiqit dhe grupit paramilitar të tij

Ndonëse ishte planifikuar mbajtje e një takimi të përbashkët mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksander Vuçiq me palën evropiane, kjo gjë nuk ka ndodhur sot Bruksel.

Vuçiq para mediave në Bruksel ka pohuar se ai është kthyer në takim të ndarë tri herë, dhe përfaqësuesit e BE-së ia kanë transmetuar porositë e Kurtit.

Pas përfundimit të takimeve sot, Josep Borrell ka dalë në një konferencë për media ka thënë se nuk është arritur ndonjë marrëveshje

Kemi vendosur në tavolinë hapat parapërgatitorë për themelimin dhe e prezantuam para pak orësh. Draft-statuti evropian, që ofron një mënyrë moderne evropiane për t’u marrë me këtë çështje të ndjeshme për restaurimin e gjetjeve të ndryshme për këtë situatë pa rrugëdalje dhe kemi konstruktuar një mënyrë më moderne për të dalë nga kjo çështje.

Ai tha se nuk pati takim trepalësh, sepse Kosova nuk ishte e gatshme deh nuk donte ta mbante.

Më saktësisht, Borrell theksoi se kryeministri Kurti prezantoi tri kushte, për t’u angazhuar në procesin e normalizimit të marrëdhënieve.

“Kurti prezantoi tri kushte për angazhimin e tyre të mëtejmë. Citoj: së pari, formalizimi i marrëveshjeve bazike duhet të nënshkruhen nga shefat përkatës të qeverive. Tërheqja e letrës së rezervimit, të deportuar nga ish-kryeministrja serbe, e datës 13 dhjetor 2023. Ata ende po flasin për gjëra që kanë ndodhur gjashtë muaj më parë. Tre, dorëzimi i Milan Radjoçiqit dhe grupit të tij paramilitar, tek organet gjyqësore kosovare” tha Borrell.

Sipas tij, Serbia nuk ishte e gatshme të përmbushte kushtet e Kosovës.

“Para takimit, ne propozuam një implementim të ri, por për fat të keq, kushtëzimi i zbatimit nuk lejonte diskutimin të fokusohej se si të vazhdohej tutje nga palët. Palët mbetën shumë larg njëra-tjetrës se si procesi i normalizimit duhet të vazhdojë” shtoi Borrell.