75 Mall Live Search
21:50 / E Hënë, 09 Nëntor 2020 / Blerim

Borrell mirëpret mundësinë për bashkëpunim miqësor me Biden

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell mirëpriti sot fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe vlerësoi se largimi i Donald Trump rihap derën e bashkëpunimit të BE-së me presidentin e ri amerikan, i cili nuk e sheh Evropën si një armik.

Borrell në një shkrim në bllogun e tij njoftoi se do të shmangej nga protokolli i zakonshëm diplomatik dhe praktika e shmangies së shprehjes së dashurisë politike, duke thënë se ai ishte thjesht i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve amerikane, raporton Reuters.