14:22 / E Mërkurë, 31 Maj 2023 / mp

Borrell pas takimit me Kurtin: Situata aktuale është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme, nevojitet de-përshkallëzimi urgjent

Situata aktuale në veri të vendit është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme, sipas përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell. Ai ka theksuar nevojën për de-përshkallëzim urgjent dhe zgjidhjen përmes dialogut për zbatimin e Marrëveshjes së arritur në Ohër.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, është deklaruar pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Bratisllavë.

Me anë të postimi në Twitter, Borrell ka theksuar nevojën për de-përshkallëzimin urgjent dhe një zgjidhje përmes dialogut për t’iu rikthyer punës për zbatimin e Marrëveshjes së arritur.

“Takova kryeministrin Albin Kurti në Bratislavë për të diskutuar tensionet në veri të Kosovës. Situata aktuale është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme. Ne kemi nevojë për de-përshkallëzimin urgjent dhe një zgjidhje përmes dialogut për t’iu rikthyer punës sonë për zbatimin e Marrëveshjes së arritur”, ka shkruar Borrell.