Borrell: Po ndjekim me ankth lajme që vijnë nga Izraele, dënojmë sulmet e Hamasit

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, i ka dënuar sulmet e Hamasit mbi Izrael.
“Ne ndjekim me ankth lajmet që vijnë nga #Izraeli. Ne dënojmë pa mëdyshje sulmet e Hamasit”, ka shkruar Borrell në Tëitter, transmeton Gazeta Sinjali.
“Kjo dhunë e tmerrshme duhet të ndalet menjëherë. Terrorizmi dhe dhuna nuk zgjidhin asgjë”.
Ai thotë se “BE shpreh solidaritetin e saj me Izraelin në këto momente të vështira”.