17:28 / E Martë, 25 Janar 2022 / AR

Borrell: Pranimi i Kosovës dhe gjenocidit, dy kritere për Serbinë

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell, është deklaruar pas takimit me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Borrell u shpreh se, normalizimi i raporteve me Kosovën dhe mosmohimi i gjenocidit janë dy kritere kryesore për Serbinë, nëse duan që të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

”Përparimi në fushën e sundimit të ligjit e të drejtat fondamentale dhe normalizimi i raporteve me Kosovën do ta përcaktojnë rrugën e negociatave të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. Dua të sqaroj edhe një gjë, në Evropë s’ka vend për mohimin e gjenocidit dhe lartësimin e krimeve e kriminelëve të luftës”.