75 Mall Live Search
22:16 / E Enjte, 29 Prill 2021 / Blerim

Borrell: Rruga evropiane e Kosovës udhëhiqet përmes dialogut

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se rruga evropiane e Kosovës është e udhëhequr përmes dialogut.

Përmes një postimin në Twiterr, Borrell ka theksuar se nuk ka asnjë alternativë dhe se jemi të gatshëm që t’a mbështesim qeverinë e re te Albin Kurtit, transmeton Indeksonline.

Ai ka shtuar se kjo po bëhet në të mirë të njerëzve të Kosovës, Serbisë dhe rajonit në tërësi.

“Rruga evropiane e Kosovës udhëhiqet përmes Dialogut. Nuk ka asnjë alternativë për të. Ne jemi gati të mbështesim qeverinë e re të Albin Kurtit që ajo të rifillojë shpejt. Për të mirën e njerëzve në Kosovë, Serbi dhe Rajon në tërësi”, ka shkruar Borrell në Twitter./Indeksonline/