75 Mall Live Search
17:20 / E Enjte, 23 Shkurt 2023 / kutia

Borrell takon sekretarin e OKB-së, flasin për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Ai tha se me Guterres kanë diskutuar edhe për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Diskutuam Ukrainën, përpjekjet për të trajtuar ndryshimet klimatike, normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Borrell.

Vlen të theksohet se të hënën, më 27 shkurt, Borrell pret në një takim në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. /IndeksOnline/