75 Mall Live Search
09:22 / E Enjte, 14 Shtator 2023 / mp

Borrelli dhe Lajçaku fillimisht takojnë Vuçiqin, pastaj Kurtin

Sot në Bruksel zhvillohen takimet e nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Është paralajmëruar që takimet të nisin prej orës 09:00 të mëngjesit raporton Klan Kosova.

Klan Kosova mëson se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së , Josep Borrell, si dhe i dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, së pari takojnë Vuçiqin dhe pastaj Kurtin.

Pas takimeve veç e veç, ata do të zhvillojnë një takim të përbashkët, ku më pas Borrell do të dalë në një konferencë për media ku pritet të shpalos detaje rreth takimit.