75 Mall Live Search
22:55 / E Mërkurë, 13 Mars 2024 / Gj. Sh

Borusia Dortmund kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Borusia Dortmund ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, për sezonin 2023/2024.

Në 1/8 e finales, Dortmund eliminoi skuadrën holandeze, PSV, me rezultat të përgjithshëm 3-1, shkruan IndeksOnline.

Në ndeshjen e dytë, e cila u zhvillua sonte në ”Signal Iduna Park”, gjermanët shënuan fitore me rezultat 2-0.

Jadon Sancho i dha epërsinë Dortmundit qysh në minutën e 3-të.

Fitoren e vulosi goli i Marco Reus, në 90+5./IndeksOnline/