Borusia Dortmund përmbys rezultatin prej dy golave dhe merr tre pikë

Borusia Dortmund i është rikthyer fitoreve në Bundesligën gjermane.
Pas humbjes nga Stuttgart, Dortmund e mposhtiskuadrën e Bochumit, me rezultat 4-2, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë, shkruan IndeksOnline.
Skuadra mysafire kishte epërsi prej dy golave, por e cila u përmbys Nga Borusia Dortmund.
Bero i dha epërsinë Bochumit në minutën e 16-të, ndërsa pas pesë minutave rezultatin e dyfishoi De Wit.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-2, pasi Guirassy shënoi në minutën e 44-të.
Emre Can barazoi shifrat nga penalltia në minutën e 62-të.
Guirassy me golin e dytë personal i dha epërsinë Dortmundit në minutën e 81-të, ndërsa pas gjashtë minuta Nmecha vulosi fitoren.
Borusia Dortmund me këtë fitore shkon në kuotën 10 pikëve, dy më pak se Bayern Munich dhe renditet në vendin e dytë.
Në anën tjetër, Bochum renditet në vendin e parafundit, me vetëm një pikë./IndeksOnline/