75 Mall Live Search
15:18 / E Hënë, 01 Korrik 2024 / LB

“Borxh prej 107 mijë euro”, KRM “Uniteti” e dërgon te përmbaruesi komunën e Vushtrrisë

Kompania regjionale KRM “Uniteti”, e cila merret me mirëmbajtjen e rrugëve dhe largimin e mbeturinave, ka marrë masa ligjore ndaj komunës së Vushtrrisë, pasi që nuk ua kanë paguar borxhin prej 107 mijë euro.

Sipas njoftimit të kompanisë, kanë pritur mbi gjashtë muaj, që komuna e Vushtrrisë t’ua paguaj borxhin por, nuk u kanë kthyer asnjëherë përgjigje.

Kompania tanimë ka vendosur që ta dërgojë në përmbarim Komunën e Vushtrrisë për këtë borxh.