75 Mall Live Search
09:56 / E Enjte, 29 Qershor 2023 / A. M.

Borxhi dyshohet të jetë shkaktari i rrëmbimit të një personi në Prishtinë

Një person dyshohet se është rrëmbyer në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë, dyshohet  që borxhi të jetë shkaktar i këtij rrëmbimi.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se si pasojë e një borxhi, është privuar nga liria nga i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport.