Borxhlinjtë e ujit shkyçen në disa lagje të Prishtinës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se sot janë realizuar inspektime dhe janë shkyçur konsumatorë të kategorisë së bizneseve dhe amvisërisë, target ishin rrugët: “Enver Maloku”, “Muharrem Fejza” “Rruga B” e më gjerë.
KRU “Prishtina” paralajmëron se kush do që ka borxhe do të shkyçet.
“Biznes apo shtëpi – nëse ke borxh, shkyçesh! Bëj pagesë ose marrëveshje për riprogramim të borxhit. Inspektimet dhe shkyçjet vazhdojnë edhe diteve ne vijim në adresa të ndryshme”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, kompania thekson se pagesa e faturës së ujit është obligim ligjor./Indeksonline/