11:06 / E Premte, 14 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Bosch mbron Kosovën për ushtrinë, del kundër propagandës serbe

Ish-ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Robert Bosch ka demantuar lajmet lidhur me atë se Kosova po bënë probleme e jo Beogradi.

Ai përmes një shkrimi ka thënë se paraqitja e Kosovës nëpër këto raportime është larg realitetitit dhe se është një propagandë e pastër serbe, transmeton Indeksonline.

“Radioja kombëtare holandeze këtë mëngjes kishte një artikull rreth votimit te sotëm në Parlamentin e Kosovës për formimin e ushtrisë. Ata kishin një gazetar nga rajoni Mitra Nazar, i cili tregonte një histori shumë larg realiteti mbi situatën në Kosovë, propagandë kjo thuajse e pastër serbe. Kosova ndër sundimin ndërkombëtar (UNMIK) sipas SCR1244 nuk ka ushtri të mundshme, duke injoruar vendimin e gjykatës ndërkombëtare këtu në Hagë se Deklarata e Pavarësisë 10 vjet më parë nuk ishte e paligjshme.Nuk përmendet bllokimi i vazhdueshëm i Kosovës në pothuajse të gjithaorganizatat ndërkombëtare e që është kundër pikës 14 të marrëveshjes 15 pikëshe të vitit 2013. Ajo përmendi taksen prej 100% për produktet e importit ngaSerbia dhe pastaj tha se Prishtina kishte dyshime se Serbia kishe ndikuar përmos anëtarësimin e Kosovës në Interpol, ku si hakmarrje kishte bllokuar mallrat serbe, ani pse aktiviteti i Serbisë për të bindur vendet për të tërhequr njohjet e tyre kundrejt Kosovës nuk ishte i fshehur po ishte shumë i hapur, për Kosovën kjo situatë nënkuptonte “mjaftë””, ka shkruar Bosch.

Bosch thotë se me këtë lloj lajmesh publiku holandez merr përshtypjen se Kosova bën problemet dhe se krijuesi i problemeve nuk është Beogradi, i cili gjithashtu kërcënon serbët që duan të shërbejnë në ushtrinë e re multietnike./Indeksonline/