11:45 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020

Bosh vendet e Vetëvendosjes, a do të marrin pjesë në procesin e votimit të Qeverisë së re?

Vendet e sallës së seancave të  Kuvendit të Kosovës, ku i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje, vazhdoi të qëndronte bosh edhe në momentin kur Avdullah Hoti është duke lexuar ekspozenë e tij, raporton IndeksOnline.

Ndonëse nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka thënë se deputetët e partisë së saj do të marrin pjesë në seancë, duke mos përdorur metodat me të cilat njihet ky subjekt politik, kur kundërshton politikisht, salla vazhdon të mbetet pa deputetë e VV-së.

Se a do të vazhdojnë të mos marrin pjesë edhe në procesin e votimit kjo mbetet të shihet./IndeksOnline/