75 Mall Live Search
18:10 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / Blerim

Boshnjaku: Duhet pasur kujdes nga Trepça’89

Nesër me fillim nga ora 13:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Trepçës’89 dhe Prishtinës, duel ky në kuadër të xhiros së 22’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Para këtij takimi të rëndësishëm për faqen e klubit të Prishtinës ka folur kapiteni, Lorik Boshnjaku i cili tha se duhet të përgatiten mirë pasi Trepa’89 po kalon në formë të mirë, shkruan IndeksOnline

“Nesër na pret ndeshje e fortë dhe normalisht duhet pasur kujdes maksimal, sepse njëjtë si ne edhe Trepça ’89 po kalon në formë të mirë. Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të përgatitur të vazhdojmë kështu si jemi, sepse tek e fundit ende s’kemi bërë asgjë vetëm sa e kemi zvogëluar diferencën e pikëve. Shpresojë shumë që do të vazhdojmë me fitore edhe nga ky takim”, ka thënë kapiteni, Lorik Boshnjaku.

Aktualisht, Prishtina ndodhet në vendin e tretë me 41 pikë të grumbulluara, ndërsa Trepça’89 ka vendin e pestë me 28 pikë.