75 Mall Live Search
23:49 / E Diele, 04 Prill 2021 / C E

Boshnjaku flet për fitoren ndaj Ballkanit: Fitore për titull kampioni

Prishtina vazhdon luftën për titull të kampionit pas triumfit në Suharekë.

Kryeqytetasit kanë triumfuar me rezultat minimal ndaj Ballkanit (1-0) në kryendeshjen e xhiros së 21-të në kampionatin elitar të futbollit kosovar.

Kurse, mesfushori i Prishtinës, Lorik Boshnjaku, ka folur për fitoren e madhe të sotme.

“Fitore që na e rikthen vetëbesimin shumë. Një fitore shumë e mundimshme, por njëkohësisht edhe shumë e rëndësishme, sepse jemi rikthyer pas dy-tre ndeshjeve që ndoshta kemi qenë pak jo të fokusuar qindpërqindtë, por ky ishte momenti i fundit që të na shpërblehej shpirti luftarak dhe të cilën të gjithë e duan Prishtinën kështu në çdo ndeshje”.

“Besoj që kjo fitore në fund të jetë e kampionit”, ka thënë Boshnjaku për faqen zyrtare të klubit.

Tashmë skuadra e Zekirija Ramadanit ngritet në kuotën e 54 pikëve, katër më pak se lideri aktual Drita.