75 Mall Live Search
19:50 / E Hënë, 07 Shtator 2020 / indeksADMonline

Bosnja dhe Hercegovina reagon pas marrëveshjes Kosovë-Serbi në Uashington

Bosnja dhe Hercegovina ka reaguar pas marrëveshjes Kosovë-Serbi për normalizim të marrëdhënieve ekonomike.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Bosnjës e Hercegovinës, Bisera Turkovic e ka mirëpritur këtë marrëveshje të nënshkruar në Uashington, transmeton Indeksonline.

Ajo beson se bashkëpunimi ekonomik në regjion mund të jetë model për marrëdhënie më të mira dhe lidhje më të forta, që do të kontribuonte në standardin e jetsës të të gjithë qytetarëve.

“Ne urojmë administratën e ShBA-ve për këmbënguljen, që ka bërë përmirësim të marrëdhënieve në regjion vitet e fundit. Unë shpresoj që kjo, edhe iniciativat tjera, të jenë erëra që dërgojnë në rrugën drejtë Bashkimit Evropian dhe NATO”

“Bosnja dhe Hercegovina është e përkushtuar dhe ka punuar intensivisht për ndërtimin e marrëdhënieve të mira me shtetet fqinje, por po ashtu në gjithë regjionin dhe ne mirëpresim çdo llojë marrëveshje në këtë pjesë të Evropës, sidomos marrëveshjet që për qëllimi kanë problemet ekonomike dhe infrastrukturën në regjion”, u shprehë ajo./Indeksonline/