Bosnja pranon mbi 23 mijë doza të vaksinave Pfizer/BioNTech

Bosnjë e Hercegovina ka marrë sot kontingjentin e parë të vaksinave kundër COVIDIt-19 përmes sistemit “COVAX”.
23 mijë e 400 doza të “Pfizer-BioNTech”-ut kanë arritur sot në Bosnjë pas disa vonesave, teksa kontingjenti i dytë pritet të arrijë sot gjatë ditës shkruan N1.
Bosnja ka porositur gjithsej 1 milion e 232 mijë vaksina përmes “COVAX”-it.
Sipas ministres së Çështjeve Civile, Ankica Gudaljeviq sot gjatë ditës Bosnja do të marrë edhe 26 mijë e 400 vaksina “AstraZeneca”.
“Vaksinat që kanë arritur, do të shpërndahen tek entitetet dhe në Distriktin Bërçko sa më shpejt që të jetë e mundur pas përfundimit të procedurave të doganës. Ne kemi përfunduar dokumentacionin dhe tani dogana duhet të kryejë punën e saj dhe të lëshojë vaksinat nga aeroporti sa më shpejt që është e mundur”, tha ministrja.