“Bossat” e kanabisit në Shkodër qëllojnë me armë në drejtim të policisë

Është qëlluar me armë zjarri ndaj grupit të kontrollit të territorit të policisë vendore Shkodër.
Gjatë një aksioni për goditjen e një parcele droge në Repisht të Malësisë së Madhe, një person ka qëlluar me armë zjarri, shkruan abcnews.
Nuk raportohen efektivë ta plagosur. Ndërkohë pas kësaj ngjarjeje janë nisur drejt Repishtit forcat speciale të RENEA-s, FNSH-ja dhe forca të tjera të policisë së Shkodrës, në kërkim të personit që qëlloi me armë zjarri gjatë kontrolleve të policisë për goditjen e parcelave të drogës.