Bossi i futbollit botëror takon “bossin” e futbollit kosovar
Në Doha, në prag të finales së Kupës Interkontinentale midis PSG-së dhe Flamengo-s, presidenti FFK-së ka takuar të parin e futbollit në botë, Gianni Infantino.
“Pata nderin të takoja presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino. Një bisedë e frytshme për zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe për projektet që kemi në plan për të ardhmen.
Është gjithmonë motivuese të ndash vizionin për futbollin me drejtuesit e futbollit ndërkombëtar. Do të vazhdojmë thellimin e bashkëpunimit për të rritur standardet dhe mundësitë për talentet tona.
Futbolli ynë po ecën përpara me mbështetjen e UEFA-s dhe FIFA-s”, shkruan Ademi në njoftim.

