“Bossi” nga Lipjani, merr 11 mijë euro në firmë, dhe zhduket!

Një punëtor i një firme private në Lipjan të enjten ka marrë 11,000 euro të punës dhe nuk është kthyer më në punë.
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për këtë rast.
Punëtori ishte duke shpërndarë mallin kur mori paratë dhe s’u lajmërua më.
“Ankuesi mashkull kosovar menaxher i financave në një firmë private, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (punëtor i firmës), gjatë shpërndarjes së mallit nga blerësit ka marr një shumë parash prej 11.000 € dhe nuk është lajmëruar në punë. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/