08:45 / E Diele, 28 Maj 2023 / Gj. Sh

Boston bën mrekullinë, barazon serinë dhe shpreson për finalen e madhe

Boston Celtics ka bërë një tjetër mrekulli në ndeshjen e gjashtë finale të Konferencës Lindore në NBA.

Celtiks mposhti Miami Heat me rezultat 113:111 (29:34, 24:23, 19:20 dhe 31:25), duke barazuar serinën e ndeshjeve në 3-3, shkruan IndeksOnline.

Vendimtar në fitoren e e Bostonit ishte Derrick White i cili shënoi në sekondat e fundit të ndeshjes duke barauar serinë nga 3-0 në 3-3.

Kështu që skuadra e cila do të kaloj në finalen e madhe ku do të luftojnë për titullin e NBA-së, do të vendoset në ndeshjen e shtatë.

Kujtojmë që finalistja e parë është skuadra e Denver Nuggets pasi mposhti në finalen e Konferencës Përendimore, Los Angeles Lakers me seri ndeshjes 4-0./IndeksOnline/