08:36 / E Martë, 18 Qershor 2024 / L K

Boston Celtics kampion i ri në NBA

Boston Celtics tashmë është kampion i tetëmbëdhjetëfishtë i NBA-së.

Keltët u bën sërish klubi më i trofeshëm në ligën elitare amerikane pasi mundën Dallas Mavericksat në finale, 4:1.

Në ndeshjen e pestë të serisë, ata fituan 106:88 në TD Garden, të udhëhequr nga Jason Tatum që pati 31 pikë e 11 asistime.

Ndërkaq, Luka Donçiqi bëri aq sa mundi për klubin e tij, duke shënuar 28 pikë 12 asistime.

MVP i finaleve u zgjodh Jaylen Brown i cili u spikat më së shumti përgjatë këtyre pesë ndeshjeve.