“Bota dje shmangu një katastrofë nga rrezatimi”, Zelensky alarmon me mesazhin e tij

Presidenti ukrainas, Zelensky ka thënë se dje është shmangur një katastrofë botërore nga centrali i Zaporiyias.
Në njoftimin e dhënë, thuhet se centrali i Zaporiyia është shkëputur nga rrjeti energjetik, dhe se për fatin e mirë katastrofa u shmang vetëm për shkak të furnizimit me energji elektrike rezervë.

Zjarret e shkaktuara afër centralit kanë bërë që për herë të parë në historinë e saj, ky central të ketë reduktime energjie.
Zelensky fajësoi për dëmin bombardimet ruse dhe në fjalimin e tij akuzoi Moskën zyrtare se vendosi Ukrainën dhe Evropën “një hap larg” nga katastrofa./Indeksonline/