17:41 / E Hënë, 07 Shtator 2020 / indeksADMonline

Bota duhet të jetë më e përgatitur për pandeminë tjetër, thotë shefi i OBSH-së

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha të hënën se bota duhet të jetë më mirë e përgatitur për pandeminë e ardhshme, pasi ai u bëri thirrje vendeve të investojnë në shëndetin publik.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, më shumë se 27.19 milionë njerëz janë raportuar të infektuar nga coronavirusi i ri.

Gjithashtu, sipas të dhënave të fundit, globalisht 888.326 njerëz kanë vdekur, sipas Reuters, që kur rastet e para u identifikuan në Kinë në dhjetor të vitit 2019.

“Kjo nuk do të jetë pandemia e fundit”, tha Tedros në një konferencë për shtyp në Gjenevë.

“Historia na mëson se shpërthimet dhe pandemitë janë një fakt i jetës. Por kur të vijë pandemia tjetër, bota duhet të jetë gati – më e gatshme sesa ishte kësaj here”.